Aurelio De Laurentiis është një nga zërat më të fortë kundër situatës aktuale në futbollin italian dhe atë europian. Në prononcimin e fundit, presidenti i Napolit u shpreh:

“Futbolli është i sëmurë. Por pse është i sëmurë? Sepse ekonomia e futbollit është e tillë.

Sepse ligat dhe skuadrat nuk janë në gjendje të konkurrojnë financiarisht.

Në këtë mënyrë, ligat nuk janë mjaftueshëm produktive. UEFA thotë: tani në Champions League ne ndajmë 2.4 miliardë euro.

Në Europa League më shumë se 500 milionë euro dhe në Conference League më shumë se 238 milionë euro. Ok, e kuptoj. Por nëse të gjitha skuadrat janë në borxhe kjo do të thotë se kjo shumë parash nuk është e mjaftueshme.

Pra, ky nuk është futboll i qëndrueshëm. Jo vetëm që nuk është i qëndrueshëm, por po luajmë edhe shumë ndeshje.

Pra, kur kjo ndodh, përfundon duke mos e tërhequr më publikun”, u shpreh presidenti i kampionëve në fuqi të Italisë.