Shumë trajnerë që kanë kaluar te Napoli dhe kanë bashkëpunuar me De Laurentisin, kanë deklaruar se është shumë e vështirë të punosh me të.
Kjo duket edhe tani, teksa Ançeloti një nga trajnerët më të suksesshëm ka probleme të mëdha me presidentin. Për ta përforcuar këtë fakt, ka folur për “CalcioNapoli24.it”, edhe ish-kryetifozi i Napolit, Xhenaro Montuori.
“Unë nuk sulmoj Ançelotin, por sulmoj atë që ka “infektuar” Napolin dhe napoletanët. De Laurentis është një i paedukatë. U desh të vinte Ançeloti që zëri ynë të dëgjohej për padrejtësitë që De Laurentis bën ndaj klubit. Ai është imoral, është momenti të qëtësohet. Ai i njeh vetes të gjitha të drejtat e botës. Mbaj mend që donte të rrihte Edi Rejan, ish-trajnerin tonë”, deklaroi ish-kryetifozi i Napolit.
Deklarata e këtij të fundit nuk përbën asnjë çudi në Itali, pasi De Laurentis e ka treguar jo pak herë mënyrën se si sillet me trajnerët apo lojtarët.





