Itali, 4 maj 2014 – Pasi Napoli i tij arkivoi për të pestën herë në histori Kupën e Italisë, presidenti Aurelio De Laurentis ia dedikon këtë sukses tifozit të plagosur në kryeqytetin e Italisë në prag të finales me Fiorentinën. Numri një i klubit jugor rezervoi fjalët më të mira për Rafa Benitez, i cili arriti të mbijetonte madje edhe duke fituar, në një ambient të vështirë që nuk e njihte më parë.

"Këtë Kupë ia dedikojmë të gjithë qytetit dhe mbi të gjitha tifozit napolitan të plagosur. Shpresoj të jetë jashtë rrezikut për jetën. Benitez? Ai është një trajner i jazhtëzakonshëm dhe një profesionist i vërtetë. Të drejtosh Napolin nuk është e thjeshtë aq më tepër në një ambient që nuk e njeh. Urime Benitezit. Kishte premtuar se do ta fitonte një trofe që në sezonin e parë me Napolin, dhe ia arriti",- tha Laurentis.

Spanjolli Benitez i qëndroi besnik traditës dhe sigurisht ka meritën e tij në këtë sukses të Napolit. Sipas spanjollit edhe pse sezoni nuk është mbyllur, ai mund të konsiderohet shumë pozitiv.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/