Në prag të ndeshjes Roma- Cagliari, trajneri i verdhekuqve Daniele De Rossi, komentoi sfidën dhe u ndal tek

“Për mua do të jetë një nder që të sfidoj Ranieri-n, pasi me të më lidh diçka shumë e fortë. Kam kaluar momente fantastike me atë, por mbi të gjitha, Claudio është një person që të pasuron nga brenda, pas çdo bisede që bën me atë”, tha fillimisht ish-kapiteni.

Më pas ai u ndal te skema dhe komentoi mesufshorin e kombëtares Kristjan Asllanin, që pavarësisht cilësive qëndron në stol te Interi.

“Ideja ime e futbollit duke parë atë që ka Roma aktualisht është që të shoh sulmuesin Dybala në një pozicion “alla Totti”, por në mesfushë do doja më shumë cilësi. Shihni Interin, lë në stol lojtar si Frattesi e Asllani, të cilët do të ishin titullarë kudo në Serie A. Lojtarë si Asllani janë një luks, pasi dinë që të dëfrejnë kur zbresin në fushë dhe t’i lësh jashtë kupton sa shumë potencial ka ai ekip”, tha De Rossi.