Pas incidentit mes Roberto Mançinit dhe Mauricio Sarrit, në Itali vijojnë ofendimet në fushë.

Përballja mes Juventusit dhe Romës ka qenë burimi i një tjetër incidenti. Gjatë ndeshjes, sulmuesi kroat i bardhezinjve, Mario Mandzukic i është ankuar gjyqtarit Luca Banti për lojë të parregullt nga ana e kapitenit të Romës, Daniele De Rossit. Ky i fundit, në nerva e sipër i është drejtuar kroatit, duke i thënë: "Hesht, cigan i m****!".

Ofendimi i De Rosit është kapur nga telekamerat e shumta të "Juventus Stadium", ndaj dhe për kapiteni i Romës mund të përballet me një dënim të gjatë, nëse provat televizive do të përdoren si fakte.