Duket se ka filluar një luftë mes Luizit dhe Dea Mishel.

Luizi në një koncert në Shkodër, ka thënë: “Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulia jonë”.

Por Dea Mishel nuk e ka lënë me aq. Ajo ka bërë disa postime të njëpasnjëshme.

Dea e quan këtë një “turp” nga një burrë 40-vjecar, i cili vazhdon të luftojë me mullinjtë e erës për një lojë, për shkak se është i pangopur me vëmendje. Po ashtu ajo ka mohuar ta ketë quajtur Shkodrën provincë, por Luizin me “mentalitet provincial”, që ja ka konfirmuar sipas saj edhe me këtë gjë tani, që është ashtu vërtetë.

Po ashtu ajo ka komentuar shprehjen e ripërsëritur që Luizi ka bërë për të, duke i kujtuar se ajo një partner ka pasur gjithë jetën, ndërsa është ai që ka rënë në dashuri me një vajzë që ka pasur disa partnerë publike, prandaj paragjykimin duhet ta nisë nga vetja. Po ashtu ajo thotë se pendohet që nuk e ka denoncuar atëherë kur e kërcënoi për një nominim, ndërsa i thotë të mos ja përmendë më familjen dhe e quan si “prova që njerëzit e këqinj nuk ndalen kurrë.”