Seanca e sotme plenare është shënuar me një debat të fortë mes dy deputetëve opozitarë, Ralf Gjoni dhe Halit Valteri.
Debatet kanë ndodhur pasi Gjoni mbaroi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit dhe u drejtua për në karrige, por deputeti Gjoni nuk është pritur mirë nga kolegu i tij, Valteri.
Është dashur ndërhyrja e deputetëve të tjerë që të shuajnë sherrin mes tyre, kreut i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi ka shoqëruar Valterin, i cili largohet nga tavolina ku ndodhej Ralf Gjoni.
Pas sherrit, deputeti Valteri foli në foltoren e Kuvendit dhe gjatë fjalës tha:
“Edhe një sugjerim, zonja Manastirliu se keni vendosur matjen e temperaturës në hyrje të parlamentit, por ju lutem vendosni dhe matjen e inteligjencës dhe bëni testin e idiotit se këtu kemi lloj-lloj idioti, lloj-lloj halabaku që nuk di se çfarë flet.”





