Pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se në Sekretarinë e Kuvendit është depozituar lajmërimi që kryetari i grupit parlamentar të PD-së është Lulzim Basha, në sallë kanë shpërthyer të qeshurat në radhët e disa deputetëve demokratë.
Më pas, teksa po fliste Sali Berisha në foltoren e Kuvendit, Lulzim Basha dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi janë parë teksa po debatojnë mes tyre pikërisht për çështjen e kreut të grupit parlamentar të PD.
Pas Berishës, Gazment Bardhi mori fjalën në foltore dhe tha se kreun e grupit parlamentar të PD nuk mund ta zgjedhë mazhoranca.
“Ta harroni se do vijë dita kur kryetarin e grupit parlamemtar të PD ta zgjedhë PS. Unë e kuptoj që disa kanë vendosur të bëhen qesharak, por ju lutem mos provokoni deputetët e opozitës. Ky është paralajmërim suhmë i thjeshtë, kuvendi ka grupet e veta, ka përbërje në grupet parlamentare. Erion Veliaj, Edi Rama nuk e caktojnë dot kryetarin e grupit parlamentar të PD”, tha Gazment Bardhi.