18 maj 2014 – Këngëtari dhe humoristi Ermal Mamaqi është treguar kritik me komunitetin LGBT në Shqipëri, duke u kërkuar atyre që… të kthejnë sytë nga Zoti.
Në një postim në Facebook, Mamaqi ka treguar dhe faktin që është një predikues i rregullt i fesë, pasi apelin e ka bërë dhe në emër të pastorit të tij.
Por kjo thirrje nuk i ka pëlqyer aspak prezantuesit Blendi Strakosha, i cili ka bërë një status kundër Mamaqit.
“Zhgënjyes disa figura publike si Ermal Mamaqi etj. Shumë turp për mentalitetin që kanë”, shkruan Strakosha, ndërsa këtë qëndrim e shoqëron edhe me statusin e Mamaqit.
Strakosha asnjë herë në publik nuk e ka deklaruar përkatësinë e tij seksuale, edhe pse në ambiente mediatike përflitet se ai është pjesë e komunitetit LGBT.
/gazeta "Dita"/





