Çelsi e nis keq aventurën në Ligën e Kampionëve, pasi humbi brenda në shtëpi në ndeshjen hapëse 0-1 nga Valencia.
Londinezët humbën edhe një penallti në minutat e fundit të sfidës, çka e bëri edhe më të hidhur këtë disfatë.
Ros Barklej ishte ai që gaboi nga 11 metrat, por para ekzekutimit pati një debat mes tij dhe Uillianit.
Braziliani i kërkoi ta gjuante ai penalltinë, por Barklej këmbënguli duke i thënë: “Më beso”, por e humbi. Uillian e pyeti dhe një herë dhe anglezi ishte i palëkundur.
Ndërkaq shumë i zhgënjyer ishte dhe Zhorzinjo, i cili mbahet si një gjuatës i mirë i penalltive.





