Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ka pushuar për pak minuta punimet pas një përplasje mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës për dëshmitaren e thirrur, Sabina Cenameri.

Diskutime ka pasur mes kryetares së Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku dhe Eduard Shalsit.

Komisioni ka thirrur të dëshmojë ish-anëtaren e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit, Sabina Cenameri, e cila gjatë mbledhjes është prekur dhe ka shpërthyer në lot.

Pas disa minutave pushim, deputeti socialist, Eduard Shalsi, kërkoi që dëshmitarja Cenameri të mos thirrej për të dëshmuar për shkak të gjendjes së saj emocionale.