Është tensionuar sërish situata në Kuvend. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi është ngritur në këmbë dhe ka kërkuar që të raportojë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
Ndërkohë në mungesë të tij, Ermonela Felaj kaloi në një pikë tjetër dhe kjo bëri që Bardhi të nervozohej.
Si pasojë, mes tyre është krijuar një debat, ku Felaj i është drejtuar Bardhit duke i thënë se po shkel rregulloren me të dyja këmbët.
“Zotëri e kuptoni që po bëheni komplet absurd në kërkesën tuaj. Ju thjesht po abuzoni me fjalën dhe pozicionin e deputetit. Dukshëm që qëllimi juaj është që ju të prishni rendin përfaqësues të institucioneve. Rregulloren nuk po e shkel unë, por ju me të dyja këmbët dhe mos të lejoni kuvendin të punojë. Komisioneri dhe kushdo tjetër janë njerëz të lirë, përveç se janë njerëz të lirë, përveç se janë përfaqësues të institucioneve. Rregulloren nuk po e shkel unë, por ju me të dyja këmbët”, -tha Felaj.