Tiranë, 20 mars 2014 – Pas debatesh dhe akuzash të ashpra gjatë seancës së sotme parlamentare, opozita ka braktisur punimet e Kuvendit. Debatet e ashpra, fyerje dhe akuza janë shkëmbyer mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të qeverisë, Edi Rama.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për vendime krejtësisht të papërgjegjshme, duke kërkuar të diskutohet në Kuvend marrëveshja me FMN që propozon rritje të 10 taksave dhe ngrirje të rrogave.
Akuzat e Berishës
Etiketime fyese ka lëshuar Berisha ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama, duke e akuzuar atë për fyerje të punonjësve në gjithë mbledhjet që zhvillon me ta.
“Kur ishe ne skuadren e basketbollit asnjë nga sportistët se pranonte se qelbej në erë dhe vetëm mjeku i vente për mëshirë. Ai burrë është një zhuls që vetëm ai e di dhe shfrytëzon postin e kryeministrit, po t’i them unë ty ç’ka thënë për ty doktor gjilpëra për piktorin të mahniten, po do jetë pjesë e një shkrimi të veçantë. Kur të gjenin mbi gomarë lakuriq te liqeni, kur të gjenin në plazhe lakuriq pa të mbathura, ti je një ordiner. Dinjiteti i punonjësve është kryesor, nëse kalon si paranojak duke fyer punonjës ata janë djemtë tanë dhe nuk guxon ti, ka një deklaratë që pritet nga Brukseli, të pranoni propozimet që janë ato që kanë vendosur gjykatat e vendit, pranimi i vendimit të gjykatave është detyrim madhor për qeverinë dhe opozitën, për inate e për mllefe, s’mund të ecësh në këtë mënyrë. Ta modifikojmë rendin e ditës, të fusim propozimet e FMN-së me 10 taska në rritje dhe ngrirjen e rrogave”- tha Berisha.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka sugjeruar ruajtje të etikës dhe gjuhës së përdorur, pasi deputetët duhet të jenë shembull për ata që i ndjekin.
Replika e Ramës
Pas akuzave të Berishes ka reaguar kreu i Kuvendit, Rama.
“Per ata që kanë ardhur në Tiranë pas vitit ‘90 dhe nuk e kanë njohur dua të shpjegoj se dikur ishte një personazh i njohur i rrugëve të Tiranës që quhej Shaban Qosja. Ai u bë i famshëm se u turrej njerëzve dhe u thoshte çfarë ke me mua. Edhe ju sot përsëri si në shumë seanca me radhë jeni bërë si Shaban Qosja, akuzoni mua, kryetarin e Kuvendit pse u shohin, pse buqezeshni, e me radhë shumë gjëra. Se kush ia ka bërë gjuhës shqipe ata që nuk ia kane bërë as armiqtë e saj dhe se kush e ka kthyer foltoren që e ka marrë mes politikës në thertoren e gjuhës shqipe këtë shqiptarët e dinë fare mirë, se kush e ka shkatërruar etikën e komunikimit mes pakëve në këtë vend, se kush e ka kthyer gjithë tranzicionin në zvarritje mes transformimit të instrumentit të propagandes së PP që kë ke përballë degjeneroje me libër shpie shqiptarët e dinë, edhe se kush e mban peng PD, opozitën e çdo seancë kuvendi, dëgjoni një burre plak të shfryjë fjalorin e ulët shqiptarët e dinë. Ajo që unë ju siguroj është që nuk ka ndërmend askush të merret me ju e të shkelë as liritë e të drejtat tuaja, s’ka as ndërmend e as mundësi për shkaqe kulturore askush nga ne të ulet në ato nivele kur ju uleni, mallkimin e shqipes e keni marrë, nuk di sa u duhet ta hiqni nga kurrizi, ne jemi për të çuar para punët tona. Nëse mendoni se do imponoheni e keni gabim, asnjëherë nuk na imponoheni veçse me forcën e argumentit. Kjo historia e marrëveshjes së fshehtë me FMN për mosrritje rrogash, është si ajo thirrja për kataklizmën që do vinte për taksën e naftës, ku e keni naften që do bënte hatanë. Ju kujtoj se kur ju erdhët në qeveri çmimi i naftës ishte 600 lekë, premtuat që do e bënit 400 lekë dhe kur u larguat e latë çmimin e naftës 1900 lekë, ne e rritëm 10 lekë taksën dhe çmimi i naftës në 6 muaj është rritur vetëm me 3 lekë. Ai që fut në sherr këtë Kuvend u ngrit u mori për hunde dhe u vuri të flisnit se me atë taksë që shqiptarët do përfitojnë mjedis më të pastër, do bllokohej vendi e do shkatërrohej ekonomia e me radhë, ja njësoj është kjo”– tha Rama.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





