Opozita ka penguar që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi të mbajë sot fjalën në Kuvend, e planifikuar sipas Rendit të Ditës, të cilin opozita kërkon që ta ndryshojnë.

Ndërkohë, Bardhi i bëri kërkesë Nikollës që të hidhet në votim kërkesa e opozitës.

Kjo kërkesë kërkon Ramën në kuvend, si dhe për t’u futur në rend dite çështja Ahmetajt në mënyrë që t’i hapet rrugë arrestimit të tij sipas kërkesës së SPAK.

“Hidheni në votim kërkesën tonë për të futur në rend të ditës raportin e opozitës për kërkesën e SPAK. Rrëzojeni, por të shënohet në procesverbal se deputetët e mazhorancës i dhanë Arben Ahmetaj 4 ditë kohë për të intimiduar prokurorët dhe të prishë provat. Po bëheni pengesë e drejtësisë.”, tha Bardhi.