Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kërkoi sot përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda pasi nuk i dha të drejtën të mbrohej efektivisht. Një ditë më parë Veliaj, kërkoi largimin e Valentina Teodoreskut nga mbrojtja, në seancën paraprake. Avokatja Teodoresku u shpreh se taksia e priti vetëm një orë në IVEP Durrës dhe se nuk pati më shumë kohë të njihej me aktet.
GJKKO rrëzoi kërkesën e Teodoreskut e cila kërkoi shtyrje të seancës. Teodoresku tha se nuk i kishte dalë koha ta takonte Veliajn dhe se ajo ka fuqi ligjore për ta mbrojtur. Mësohet se seanca po mbahet me dyer të mbyllura.





