TIRANE – Debate në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në ligjin për Statistikat dhe INSTAT. Sipas deputetëve të PS-së, INSTAT është kthyer në një institucion aspak serioz që prodhon statistika për llogari të qeverisë.
Sipas deputetit socialist Bashkim Fino, drejtori i INSTAT-it duhet të jetë varësi të Kuvendit dhe jo të emërohet drejtpërdrejt nga kryeministri, siç parashikon pr/ligji.
Ndërkohë, përfaqësues të Institutit të Statistikave në Komision u shprehen se në ndryshimet që propozohen nga partnerët ndërkombëtarë, parashikohet që drejtori i përgjithshëm i INSTAT-it emërohet nga kryeministri dhe këshilli i Statistikave përbëhet nga 9 anëtarë.