Ka nisur me debate të ashpra dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja në Gjykatën e Krimeve të Rëndë, në Tiranë.
Në dëshminë e tij, Beqja ka pranuar se është kërcënuar me armë nga grupi i Emiljano Shullazit, madje ai ka deklaruar se është kërcënuar edhe kur ka qenë nënmbrojtje nga policia.
“U kërcënova dhe nën mbrojtje. Më kanë kërcënuar me pistoletë. Më ofruan 7 milionë lekë të tërhiqesha." , – u shpreh ai para togave të zeza.
Pas kësaj deklarate ka pasur përplasje të forta me tij dhe grupit të Shullazit në gjyq.
Ndërsa më herët, grupi i pandehurve kanë denoncuar dy prokurorë të çështjes, duke i akuzuar ata për falsifikim dokumentesh.
Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela, Blerim Shullazi u arrestuan 1 vit më parë me dyshimin se kërcënuan me jetë Mynyr Konin e Dhori Kulen për t'u tërhequr nga gara për Rektor në Universitetin e Tiranës.
Pas ndalimit të tyre, Prokuroria zgjeroi hetimet për një sërë veprash penale përfshi dhe kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqaj i cili është dëshmitar në gjyq.





