TIRANE, 29 mars 2013 – Sot u zhvillua seanca e radhës mes Jamarbër Malltezit, dhëndrit të kryeministrit, dhe deputetit socialist, Taulant Ballës. Gjatë zhvillimit të procesit, avokati i Malltezit iu përgjigj pyetjeve të bëra nga Taulant Balla në seancën e shkuar.
Pas kësaj, seanca u përfshi nga debate të ashpra mes dy palëve për shqyrtimin e provave. Gjykatësja e çështjes, Vjosa Zaimi, i dha në dispozicion kohë deputetit Balla, që të sillte provat për të vërtetuar deklaratat e tij ndaj Jamarbër Malltezit.
Në po të njëjtën gjykatë, pas përfundimit të seancës së sotme, u zhvillua edhe procesi mes të birit të kryeministrit, Shkëlzen Berishës dhe deputetit socialist, Taulant Ballës.
Malltezi dhe Shkëlzen Berisha akuzojnë deputetin socialist për shpifje dhe deklarata të pavërteta ndaj tyre dhe kërkojnë nga si dëmshpërblim një shumë prej 2.5 milionë lekësh për secilin.





