Deputeti Erion Braçe debatoi me anëtarët e komisionit hetimor të Sterilizimit.

Edhe pse nuk merr pjesë në këtë komision, ai është shqetësuar nga debatet e ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës, pasi zyra e tij ndodhej ngjitur me sallën ku po zhvillohej mbledhja.

Në një moment, Braçe është futur në mbledhje dhe i ka kërkuar Albana Vokshit të ulë zërin.

“Kur flet, mendoji gjërat! Ec, ore dreq”, dëgjohet Braçe t’i thotë Albana Vokshit.