Ka pasur debate të nxehta brenda Asamblesë Kombëtare të PS-­së, që zhvilloi ditën e djeshme një mbledhje me dyer të mbyllura.

Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, kërkoi në një farë mënyrë përjashtimin e Ben Blushit nga PS­ja.

Gazeta “Panorama”, duke iu referuar disa burimeve brenda mbledhjes, shkruan se Dako ka thënë: “Blushi me qëndrimet që ka mbajtur këto dy vjet ka shkuar shumë larg.

Por siç kërkon ai zbatimin e statutit për zgjedhjet për kryetar, atëherë duhet që statuti të veprojë edhe ndaj tij në të njëjtën mënyrë”.

Statuti në këtë rast parashikon përjashtim. /Panorama