Teuta mundi pak ditë më parë Partizanin në një ndeshje delikate në Durrës, aty ku u dhanë edhe 3 kartonë të kuq. Në “Rubrikën Sportive”, Jasir Asani ka pyetur në mënyrë direkte Martinin nëse arbitri kishte gjë në dorë atë ndeshje, teksa nga ana tjetër trajneri iu drejtua se Asani e kishte mendjen në Suedi sepse kishte humbur raste.

Asani: Doja të pyesja Martinin nëse ishte ndeshje e mirë, apo ishte ndeshje që kishte arbitri diçka në dorë. Pa u prekur lojtarët e Teutës jepeshin faull.

Martini: E kam parë ndeshjen. Goli juaj ishte “offside” dhe e jona ishte penallti. Ndoshta ti e kishe mendjen në Suedi dhe tek për tek e nxore topin jashtë. Ishte ndeshje ku rëndësi kishin pikët. Ajo që mungonte, dëshira dhe grinta ishin. Do ta luftonim në çdo dëshirë dhe kur humb i vihet faji dikujt tjetër. Ju gjejeni fajin te vetja sepse keni humbur 3 ndeshje.

Asani: Unë isha në fushë dhe arbitri nuk e lejoi lojën e fortë. Kundërshtarët luajnë fort ndaj Partizanit. Broja mori karton kot.

Martini: Ndeshja mbaroi me 2 të kuq për Teutën dhe 1 për Partizanin. Nuk kishte problem arbitri. Humbësi kërkon pretekst ndërsa ne nuk na duhet një pretekst.