Teksa zgjodhi të flasë nga vendi i tij, kryeministri Edi Rama duke u nisur nga debati mes ministrit Arben Ahmetaj dhe Erion Braçes në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, theksoi se dita e sotme ka qenë pozitive për maxhorancën.

"Është pozitive që ne bëjmë debate dhe amendamente, bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti. Praktikisht gjithë dita e sotme ka qenë e frytshme, pasi ka qenë për përmirësime të draftit të buxhetit dhe paketën fiskale. Mesazhi i këtij buxheti dhe pakete është shumë pozitiv. Pavarësisht se fokus në këtë seancë tek disa amendamente mund të krijojë ide pak më ndryshe. Dëshiroj të kujtoj se në Shqipëri akoma s’kemi asnjë hotel me 5 yje. Asnjë! Nëse duam të zhvillojmë turizmin dhe të jemi konkurrues në rajon, i kemi mundësitë", tha Rama.