Flamur Noka pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD-së ka dal para gazetarëve dhe menjëherë ka shpalosur agjendën që pritet të zhvillohet nga demokratët, duke njoftuar për protestën e 22 dhjetorit në “Bulevardin e Kombit.”
Por teksa ka qenë duke treguar për mobilizimin e PD-së, Noka është pyetur lidhur me debatin me Ervin Salianjit ku ky i fundit kërkonte dorëheqjen e Nokës.
Deputeti demokrat ka thënë për mediat se dorëheqja e tij do të ishte në dobi të qeverisë .
“Unë po flas këtu për axhendën e demokratëve dhe të opozitarëve. Ju po flisni për agjenda jashtë partiake të cilat janë në shërbim të qeverisë. Sot dorëheqja e vetme që kërkohet në këtë vend është dorëheqja e Edi Ramës.
Asgjë tjetër nuk e stabilizon Shqipërinë dhe nuk i stabilizon dhe qetëson shpirtrat e shqiptarëve.”- tha ai.





