22korrik 2015 – Deputeti Edi Paloka denoncon faktin se jo vetëm pedagogët në përgjithësi, por dhe vetë burri i ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, ishte kundër miratimit të ligjit.
Ai doli me një regjistrim audio, në celular, ku dëgjohet një zë, që sipas Palokës i përket dekanit në Fakultetin e Shkencave, Ligor Nikolla, bashkëshort i ministres së Arsimit, ndërsa kundërshtonte draftin e prezantuar në Parlament nga gruaja e tij. Në materialin e dërguar nga selia e Partisë Demokratike dëgjohet ky zë, që pretendohet se i përket dekanit Ligor Nikolla, ndërsa shpreh disa vërejtje për draftin.
Eshtë e pamundur të saktësohet se cilës fazë të diskutimit në ligjit për Arsimin e Lartë i përket ky regjistrim dhe nëse janë marrë parasysh në draftin e miratuar nga Parlamenti vërejtjen në fjalë. Me këtë regjistrim Paloka ironizoi Nikollën: Kur nuk ia mbush dot mendjen ai që e ka në shtëpi, si mundemi ne?!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/