Ambasadori amerikan, Donald Lu ka reaguar për debatin që ka përfshirë politikën sa i përket zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Në një reagim të postuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, thuhet se SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. 

"Kushtetuta dhe ligji për prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin".