Ka hapur debat të madh libri me poezi erotike “Vrima” e Rita Petros, e cila u nderua me çmimin “Lumo Skëndo”, nga juria në përmbajtje të së cilës ishte vetë kryeministri Edi Rama. Përmbajtja e saj, e cila është quajtur provokim nga disa dhe shpalosje e hapur e erosit në fantazinë e krijueses, për shumë përfaqësues të shoqërisë civile, politikanë etj. nuk është pritur mirë.
Mes reagimeve të shumta ka qenë edhe ai i ish-deputetit socialist Andis Harasani. “Nëse kjo është poezi e mire atëhere JU KAM DHJERE NE POEZI!”, shkruan Harasani në Facebook.
Ndërsa mjekja Anika Dokle, shumë aktive në rrjetet sociale për fenomenet e ndryshme të shoqërisë shqiptare, bën një tjetër kritikë të fortë.
“Bravo të qoftë Rita Petro! Titull mjaft i gjetur ai i librit tënd!
Lexuesit e veprës tënde fare mirë mund të quhen lexues të “Vrimës”, kritikët e vëllimit tënd poetik, kritike të “Vrimës”, juria që të dha çmimin mund të quhet juria e “Vrimës”, dhe për më shumë merr çmim kombëtar “Vrima” jote… Dhe statusi im mund te quhet status për “Vrimën”… Shet “Vrima”, jo për gjë!”, shkruan Dokle, vajza e politikanit të PS-së, Namik Dokle.
Ja disa nga vargjet e shkëputura nga poezia…
Nuk dua… nuk dua… jam e virgjër Dua të vdes e virgjër
Më mjaftojnë kukullat për të luajtur Dhe Piter Pani për të ëndërruar Nuk dua…
Po të gjithë e bëjnë këtë punë Edhe mami me babin e kanë bërë KURRË
Edhe gjyshja me gjyshin?
Këtë punë të fëlliqur ata kurrë s’e kanë bërë! S’është punë e fëlliqur
Është qejf i pastër jo nuk dua!
Sot po shkoj më mirë Mendohu
Nesër vij përsëri…
Si thua
Do ta provosh? Kurrë!
Mirë…hajde puthemi
Uau sa gjë e shpifur gjuha jote Si gjuha e gjarprit
Në përralla princi nxjerr xixa kur e puth princeshën Fëmijët lindin nga zambakët e ujit
Epo jeta s’është përrallë
Me fillim ters dhe fund të lumtur Si nuk e kupton?
E kundërta në jetë ndodh. jo nuk dua!
Do të kthehem nesër. E treta e vërteta!
E nëse nuk pranon
Shko në manastir e bëhu murgeshë.
Oh…oh
Kam dhimbje, Dhimbja sjell lumturi.
Oh asgjë nuk ndiej përveç dhimbjes ja dhe pak…
Çfarë është kjo që po më derdh mbi bark? Sperma
Pse s’e derdhe brenda?
Që të mos sjellim një fatkeq tjetër në këtë jetë. Kaq ishte
Nuk je më e virgjër
Edhe unë s’jam sigurisht.