17 nëntor 2015 – Me tone të ashpra dhe fyerje të rënda është shoqëruar debati në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe paraardhësit të tij Flamur Noka.

Deputeti demokrat Noka reagoi me fyerje kur dëgjoi Saimir Tahirin ta quante Policinë e Shtetit injorante dhe analfabete.

“Kemi gjetur policinë më të plakur në rajon. Kemi gjetur policinë me më pak arsim, më analfabete e injorante se çdo vend tjetër në Bashkimin Europian”, tha Tahiri.

I menjëhershëm ishte reagimi i paraardhësit të tij.

“Ministër debil që ofendon policët. Je trafikant dhe mashtrues, dogje laboratorin dhe provat shkencore. Ke hequr nga puna 800 persona,. Ke dy vite që shkel Kodin e Etikës së policisë”, ka akuzuar ish-ministri Noka, ministrin e Brendshëm

Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho në këtë moment ndërpreu për pak mbledhjen, për të qetësuar deputetët. Tema për të cilën ishin mbledhur, ka qenë raportimi i ministrit të Brendshëm për Etikën në polici.

/portali DurresLajm/