Një ditë para fundit të vitit 2015, bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës zhvillon një mbledhje të gjatë dhe plot debate mes të majtës dhe së djathtës.
Një prej pikave që hasi më shumë në konflikt ishte propozimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për të rritur çmimin e biletës së urbanit me 40 lekë. Ditët e fundit Veliaj është përplasur me deklarata me shoqatën e transportit urban që kërkon të çojë në 70 lekë biletën.
Sot, kryebashkiaku bëri propozimin që u kundërshtua nga e djathta. Sipas Veliajt, çmimi duhet të rritet me 10 lekë, por përveç kundërshtisë së PD-së, nuk dihet nëse do të arrihet marrëveshje me shoqatën e transportit.





