Një i mitur 15 vjeçar është plagosur me thikë nga një vajzë 13-vjeçare jashtë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në lagjen 18 shtatori të Gjirokastrës.

Dy të miturit janë parë duke debatuar para këtij akti. Djali është transportuar për në spital ndërsa 13-vjeçarja do të pyetet nga policia në praninë e psikologut.