Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër për dëbimin e diplomatit Alexey Krivosheev për shkelje të masave antiCovid.
Siç transmeton RIA, për Ministrinë e Jashtme ruse ky hap i Shqipërisë është provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare, dhe paralajmërohet se nuk do të mbetet pa përgjigje. Nga ana tjetër MEPJ Ruse thekson se një nga parimet në diplomaci është reciprociteti.
Kujtjomë që një ditë më parë u njoftua se diplomati rus, Alexey Krivosheev ishte shpallur “non-grata” nga autoritetet shqiptare për shkak të shkeljeve të masave antiCovid. Ambasada ruse në vendin tonë i cilësoi akuzat të pabaza.





