Ujësjellës Kanalizime Durrës ka ndërprerë furnizimin me ujë dhe ka dërguar për ndjekje penale një tjetër debitor në zonën e Plazhit.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.Ç, i cili rezulton se ka një shumë të papaguar prej 188 194 lekë. Inspektorati i UKD ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm duke vulosur matësin dhe linjën e furnizimit me ujë.
Shuma e papaguar i përket një bzinesi të vogël që zotëron personi që është paditur. Tashmë Inspektorati ka bërë gati dokumentacionin duke përcjellë pranë prokurorisë materialet për ndëryrje në rrjetin e furnizimit me ujë dhe mospagim të faturave të ujit të pijshëm.
UKD i bën thirrje abonentëve që të paguajnë në kohë faturat e ujit të pijshëm dhe largimit të ujërave të ndotura, pasi në të kundërt do të ketë masa ndëshkuese si ndërprerje e furnizimit me ujë si dhe kallëzim penal.





