13 korrik 2015 – Shqiptari Alban Elezi, i arrestuar në Breshia të Italisë në kuadër të një hetimi mbi rekrutimin e luftëtarëve të huaj për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, është dëbuar për në Shqipëri.
Mediat italiane bëjnë të ditur se pas arrestimit, Elezi ishte paraqitur në gjykatë, ku kjo e fundit e kishte liruar për mungesë provash, ndërsa dëbimi i tij nga Italia ishte vendosur nga Prefektura e Breshias.
38-vjeçari nga Kavaja u ekstradua 1 muaj më parë drejt Italisë i akuzuar për nxitje të terrorizmit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/