Itali, 19 mars 2014– Policia e qytezës së Gualdo Kataneos (Gualdo Cattaneo) afër Peruxhas identifikoi një shqiptar, që kishte një listë të gjatë problemesh me ligjin italian. Shqiptari 28 vjeçar, që në adoleshencë ishte shndërruar në person problematik për rendin publik. Në vitin 2006 dhe 2008 ishte arrestuar dy herë për blerje sendesh të vjedhura. Në vitin 2007 dhe 2008 dy herë ishte arrestuar për vjedhje.
Më pas, ai kishte kaluar nga vjedhjet te droga. Në vitin 2009, në vitin 2010 dhe 2011, tre herë ishte arrestuar për shpërndarje, shitje e transport droge. Kuestura menjëherë pas ndalimit të tij nga karabinierët nxori urdhër dëbimin si person problematik për rendin publik. Shqiptarit i ndalohet hyrja në Itali për 5 vjet.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





