Gjatë mesnatës së sotme ashtu siç dhe ishte parashikuar, në disa zona të vendit ka pasur reshje bore dhe ulje temperaturash nën zero.

Në rrethin e Korçës ka patur reshje të dendura bore, niveli i së cilës ka arritur në qytet 5 cm dhe në fshatra deri në 20 cm.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës ka probleme në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore që lidhin këtë qytet me zonat e tjera.

Konkretisht probleme në qarkullimin e mjeteve kanë akset:

Korçë – Qafë Thanë

Korçë – Ersekë

Korçë – Kapshticë

Korçë – Prespë

Ndërkohë policia nuk lejon lëvizjen e mjeteve në këto akse rrugore pa u pajisur me zinxhirë. 

Reshje bore ka pasur edhe në fshatrat e Kukësit, Tropojës dhe në gjithë zonat malore.