Ditën e sotme, reshjet e borës kanë pushtuar Tiranën dhe gjithë vendin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën me dije të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të kufizuar dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

ARRSH bën me dije se; “kompanitë e mirëmbajtjes dhe forcat e shtuara te Policisë Rrugore janë në terren për të garantuar ndërhyrjen ne kohë sa më të shpejtë”.