Pas ditës së djeshme, teksa gjatë pasdites reshjet mbajtën jo pak, edhe mëngjesi i sotëm shënoi prapë reshje bore.
Sinoptikanët parashikojnë që edhe mëngjesin e së mërkurës dëbora të shfaqet edhe në zonat e ulëta e ato bregdetare.
Sipas “Meteoalb”, paraditja e së mërkurës do të ketë kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin duke rrezikuar thuajse të gjithë territorin nga reshje të pakta dëbore, përjashtuar zonat Jugperëndimore. Ndërsa gradualisht pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit duke sjellë edhe kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen gjatë natës duke shënuar sipas zonave nga -3°C në 0°C në zonat e ulëta dhe bregdetare (përjashtuar jugperëndimin) dhe -8°C në zonat malore (përjashtuar zonën Radomirë – Shishtavec ku pritet -11 apo -12°C). Edhe mesdita mbeten me temperatura të ulëta, kur maksimumi në rang territori pritet të ngjitet në 8 – 9°C.





