Dëbora i ka dhuruar kryeqytetit italian një panoramë komplet tjetër. Banorët, kur janë zgjuar në mëngjes, e kanë parë qytetin të mbuluar nga petku i bardhë.
Por veç bukurisë, dëbora ka shkaktuar probleme në kryeqendrën italiane. Vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve të transportit publik, ndërkohë që shkollat do të qëndrojnë të mbyllura edhe ditën e nesërme.





