25 nëntor 2013-Ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm, reshjet e borës kanë zbardhur sot zonat veriore dhe juglindore të vendit.Në rrezik janë akset Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Bajram Curri si dhe Fushë Arrëz-Kukës, pasi bora po bie me intensitet.Bora ka zbardhur sot majat e maleve në Korçë e Pogradec, ndërsa në ditët në vijim pritet rënie drastike e temperaturave deri në -9 gradë celsius.