Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kane sjellë një fenomen jo të zakonshëm për Fierin, reshjet e para të dëborës.

Edhe pse jo me intensitet të lartë, flokët e borës kanë filluar të bien këtë pasdite në Fier.

Sinoptikanët i kishin parashikuar reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta, të cilat pritet të kulmojnë ditën e hënë.