Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm për shkak të borës dhe ngricës në rrugë, ku autobusi me pasagjerë ka dalë nga rruga në aksin Shkodër-Shirokë-Zogaj.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, ndërsa brenda ndodheshin edhe fëmijë.
Gazeta Shqiptare shkruan se nga ngjarja në fjalë rrezikoi jetën shoferi dhe pasagjerët.
Ndërkohë që deri më tani mësohet se ende nuk është bërë asgjë për të lëvizur autobusin nga rruga.





