Jemi zyrtarisht në stinës ë pranverës dhe përveç ditëve të ngrohta me diell nuk do të mungojnë as ato me shi.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, kjo javë pritet të jetë kryesisht e paqëndrueshme, por nuk do të mungojnë edhe orët apo ditët me diell.

Java nis me diten e Hënë dhe mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në relievet kodrinore-malore dhe zonën e jugperëndimit.

Për ditën e Martë moti parashikohet kryesisht me diell (ktjellime) si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura në mesditë. Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të dobta e shtrëngata lokale në zonën e qendrës dhe jug.

Vijojmë me ditën e Mërkurë e cila parashikohet me mot të vranët e reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e veriut në pjesën e parë të ditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet të luët dhe mesatar.

Dita e Enjte parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare. Java mbyllet me ditën e Premte e cila nis fillimisht me mot të kthjellët e shtim vranësirash prej orëve të mesditës.

Në momentin e shtimit të vranësirave reshje shiu të dobta e shtrëngata afatshkurtra në një pjesë të madhe të vendit.