Në qarkun e Elbasanit gjatë gjithë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë në zonat malore.

Në Stëblevë të Librazhdit trashësia e dëborës 50 cm e po ashtu edhe në Labinot Mal të Elbasanit.

Kalohet pa probleme aksi nacional Prrenjas-Qafë Thanë. Aktualisht është i pakalueshëm aksi Librazhd-Peshkopi.

Kalohen me zinxhirë disa fshatra të Librazhdit si Qarrishta, Librazhd Katundi etj. Në Elbasan kalohet pa vështirësi Gjinari ndërsa kërkohet përdorimi i zinxhirëve në Labinot Mal, Zavalinë, Qerret e Funar.

Kalohen vetëm nga mjete të larta me zinxhirë rrugët e fshatrave Kukur, Lenie e Skëndërbegas në Gramsh.

Në Bashkine e Përrenjasit po ashtu kalohen me zinxhirë disa fshatra si Rrajcë Skëndërbe, Stravaj etj.

Mungon energjia elektrike në Zavalinë, Mollagjesh, Qarrishtë e Bardhaj për shkak të defekteve të shkaktuar nga moti i keq.