Reshjet e dëborës kanë përfshirë aksin rrugor Bogë-Theth mëngjesin e sotëm, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Aktualisht, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Për shkak të intensitetit të reshjeve, në disa segmente kërkohet përdorimi i zinxhirëve, krahas gomave dimërore. Kjo situatë vjen ndonëse jemi në prag të pranverës, duke sjellë surpriza të motit në zonat malore.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të informohen mbi gjendjen e rrugës përpara se të udhëtojnë.