KUKËS – Janë rikthyer reshjet e dëborës në rajonin e Kukësit, gjë që është shoqëruar me vështirësi në qarkullimin e automjeteve në akse të ndryshme.

Shtabi i Emergjencave në këtë qark bën të ditur se situata është problematike veçanërisht në Zapod, Kalis, Shishtavec, Grykëcaj në Kukës, Margegaj dhe Lekbibaj në Tropojë si dhe Fazja në Has. 

Trashësia e dëborës në këto zona ka arritur deri në 25 centrimetra. Në akset rrugore që lidhin këto komuna me qytetin e Kukësit, Krumës e Bajram Currit është i domosdoshëm përdorimi i zinxhireve për shkak të ngricave. 

Vështirësi në qarkullimin e mjeteve paraqitet edhe në aksin nacional Kalimash-Kukës. 

Në Qarkun e Kukësit ka mbetur e bllokuar prej një muaji komuna e Arrnit, ndërsa të gjitha akset e tjera janë të kalueshme me vështirësi.