Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente nga orët e para të ditës kryesisht në dy ekstremet Veri – Jug, më pas prekin pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet e borës pritet të bëhen prezente nga orët e pasdites me intensitet mesatar e hera-herës në formën e stuhisë në Alpe, ndërsa në lartësitë mbi 700-800 m reshjet borës pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -4 deri 9°C
në zonat e ulëta -4 deri 12 °C
në zonat bregdetare 4 deri 15 °C