Debutimi i Luis Hamilton me Ferrarin sigurisht që nuk ishte ashtu, sikurse piloti e imagjinonte. Britaniku u endit vetëm i teti në kualifikuese dhe i dhjeti në Çmimin e Madh të Australisë, pas një gare që u mbajt në një pistë të lagësht.Hamilton pa dyshim shpresonte për rezultate më të mira, ndoshta ai ëndërroi të përsëriste vendin e tretë në debutimin e tij në F1 me MekLarenin apo vendin e pestë në debutimin e tij si pilot i Mercedesit, përsëri në Melburn.
Sigurisht që ndjesia me makinën SF25 duhet të ndërtohet, si dhe mirëkuptimi me ekipin italian gjatë garës, detajet këto të analizuara nga Hamilton.Shtatë herë kampioni i botës foli për strategjinë, e cila pati një ndikim negativ në garë: “Më thanë se do të hasja një pellgje të shkurtra dhe se pjesa tjetër e pistës do të mbetej e thatë. Kështu që mendova të qëndroja jashtë bokseve për aq kohë sa të ishte e mundur. Por ata nuk më thanë se do të vinte një shi i dytë”, ishte shprehur britaniku. Një çështje detajesh, por edhe zakonesh. Luis, në fakt, pranoi se nuk ndihej rehat me sasinë e madhe të informacionit që merrte nga inxhinieri i tij Rikardo Adami:
“Zakonisht nuk jam një pilot që i pëlqen të merret me komente të shumta gjatë drejtimit. Nëse kam nevojë, e pyes vetë. Por Rikardo bëri më të mirën”, deklaroi 40-vjeçari. Me pak fjalë, mirëkuptimi do të rritet si me skuadrën, gjithashtu ehe me makinën: “Nuk u ndjeva veçanërisht i sigurt. Do të bëj disa ndryshime për fundjavën e Kinës”, tha shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, ndërsa me shumë kureshtje pritet nëse do të vijë kthesa që në Shangai.