Matias Lloci ka shënuar dy gola në ndeshjen që Teuta barazoi me Tiranën duke bërë një debutim mëse të suksesshëm me skuadrën durrsake. Lojtari ka kaluar disa muaj në vendin tonë duke qenë në provë fillimisht te Vllaznia e më pas te Kukësi, por në fund firmosi me durrsakët.
“Jam 23 vjeç, babai im është nga Berati, mami është belge. Kam jetuar 6 vjeç në Greqi e pastaj në Belgjikë. Jam shumë i lumtur për debutimin, është momenti më i mirë dhe jam shumë i lumtur. Goli i parë ishte më i bukuri. Jam shumë i lumtur që shënova. Duhet të shënoja 3.
Durrësi më pëlqen shumë. Pas Beratit, Durrësi është qyteti më i mirë”, tha mesfushori i afruar pak ditë më parë nga skuadra durrsake.