Me fjalë të pakta e të ndjera, gazetari i njohur Blendi Fevziu i ka dhënë lamtumirën ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u shua mëngjesin e së hënës.

Përmes një postimi në Instagram, Fevziu ka hedhur një foto me një dedikim të zgjedhur, të thjeshtë dhe të sinqertë.

Gazetari shkruan se Hajdaraga ishte i pari që erdhi në emisionin e tij në gushtin e largët të vitit 97’ dhe që nga ajo kohë, ruajti tre aspekte thelbësore që i duhen njeriut… mungesën e fanatizmit, kulturën e lartë dhe qytetarinë e vërtetë.

“Lamtumire Luan Hajdaraga. Nje qytetar me pak ne kete vend dhe kete qytet. U ul ne studion e emisionit qe diten e pare, me 31 Gusht 1997. Qe kur e njoha e deri sot, pati 3 gjera qe si ndryshoi kurre. Tre gjera qe ne politiken Shqiptare nuk te japin sukses: nuk ishte fanatik dhe agresiv; ishte tejet i kulturuar dhe nje qytetar i vertete. Deputet, Minister apo diplomat, te gjitha zbeheshin perpara dimensionit te tij qytetar. Nje nga ata te paktet qe kishin mbetur ne kete qytet. U prehsh ne Paqe o mik”, shkruan Fevziu.