Ai është një emër i lakuar shumë kohët e fundit në mediat rozë për shkak të historisë së dashurisë me këngëtaren Eni Koçi.
Ata shfaqen kudo bashkë, edhe pse deri më tani nuk e kanë pohuar dhe as mohuar në mënyrë të qartë raportin e tyre.
Por për të gjithë ata që nuk e dinë, Genc Prevlukaj nga martesa e tij e parë me Arta Arifin ka një djal me emrin Gjin, i cili sot feston ditëlindjen e tij të 12-të, ku i ati e ka uruar atë më fjalë të ndjera dhe emocionuese.






