Këngëtarja Elvana Gjata nuk mund të mungonte në urimin e saj për ditëlindjen e kantautorit Florian Mumajesi. Elvana dhe Flori aktualisht janë një nga çiftet më të komentuara sa i përket lidhjes së tyre të cilën ata nuk e kanë pranuar kurrë si të tillë:

“Në ditën e lindjes tënde je bekuar me muzikë, dhe ti e krijove prej shpirtit, ja dole, që ajo të jetoj përgjithmonë. A nuk ndihesh krenar? Me siguri po. Njesoj dhe unë. Sot në ditën tënde të lindjes ke duartrokitjen më të madhe të mirenjohjes time për gjithçka që kam mësuar prej teje!,”-shkruan Elvana në Instagram.